
Tre të dyshuar janë vënë në prangat e zyrtarëve të antiterrorizmit pas një shpërthimi me bombë në një makinë jashtë Spitalit Gjinekologjik të Liverpulit që la të vdekur një person dhe plagosi një tjetër.
Sipas policisë, një burrë është deklaruar i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit, po ashtu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme. Tre burra 29, 26 dhe 21 vjeç u arrestuan në zonën e Kensington dhe u arrestuan sipas Aktit të Terrorizmit, tha policia në një deklaratë.
Policia beson se makina e përfshirë në incident ishte një taksi që parkoi përpara spitalit pak para shpërthimit.



