Replikat Rama-Farage/ Buxhuku: Vetëvrasje politike. Fatkeqësi që vendi ynë është kaq i varur nga industria e drogës!

Replikat Rama-Farage/ Buxhuku: Vetëvrasje politike. Fatkeqësi që vendi ynë është kaq i varur nga industria e drogës!

Eksperti i ekonomisë Gjergji Buxhuku duke folur në “Mcn Economy” mbi replikat Rama-Frage, tha që është fatkeqësi e madhe që shteti ynë ka varësi kaq të madhe nga industria e drogës. 

Buxhuku i konsideron “vetëvrasje politike” nga ana e Ramës hapjen e polemikave të tilla, pasi thekson se vendi ynë vendoset në shënjestër. 

Sipas Buxhukut Rama është nga përgjegjësit kryesor, që e ka lënë vendin pas 30 vjetësh të jetë ende nën mëshirën e fluksit të parave që vijnë nga droga.

Eksperti i ekonomisë vë në pah faktin që në Shqipëri janë investuar në ndërtim mbi 100 milionë euro në 10 vite, më shumë se vendet fqinje si Italia dhe Greqia. 

Është fatkeqësi e madhe që një shtet ka varësi kaq të lartë nga industria e drogës dhe fatkeqësisht Shqipëria e ka. Është mjaft e brishtë dhe delikate që hapen polemika të tilla me drejtues të shteteve më të fuqishme të Europës, në atë shtet ku të dhënat tregojnë se industria e drogës e kontrolluar nga shqiptarët është e fuqishme. Kjo është shumë delikate edhe për kryeministrin Rama. 

Në momentin që ngre polemika të tilla ti je i shënjestruar. Nëse do pretendojmë që Shqipëria është një vend diku në Mars, me pavarësi absolute, hajde t’i hapim polemika të tilla, por Shqipëria është një grimcë rëre. Nëse ata të kanë lënë që t’i të merresh me tregti droge, s’do të thotë që do të lënë përgjithmonë, s’do të thotë që s’je i shënjestruar. S’ka mundësi të jetë Rama i fituar në këtë situatë. 

Rama është nga përgjegjësit kryesor, që e ka lënë vendin pas 30 vjetësh të jetë ende nën mëshirën e fluksit të parave që vijnë nga droga. Është fatkeqësi e madhe që vendi të ketë varësi kaq të madhe nga droga. Ekonomia shqiptare është e varur jashtëzakonisht shumë nga paratë që sigurohen nga kriminaliteti, sidomos në sektor si droga. Janë para që s’prodhohet në Shqipëri, por në ato vende, ku normalisht ka treg. 

Ke vendin e parë të të burgosurve në Britaninë e Madhe, kjo të bën të ndihesh në një pozitë shumë të keqe. Në Shqipëri janë investuar mbi 100 milionë euro në 10 vite, që do të thotë të jesh me herë më lart se Italia dhe Greqia. Ndërkohë PBB-ja në 10 vite s’është më i lartë se 200 miliardë, e kuptoni në çfarë situate është Shqipëria?! 

Nëse ky kryeministër del në mbrojtje të bashkëkombësve të tij, kjo është vetëvrasje politike. Vendet e vogla janë thjesht zare në politikat e shteteve të mëdha. Ata SPAK-un e krijuan si litarin që hidhet në qafën e demit, për ta kapur demin, për ta bllokuar në momentin që duan ata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy