Gjoni tregon arsyen pse u përfshi në politikë: U bëj thirrje ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të ndershëm të bëjnë të njëjtën gjë (VIDEO)

Gjoni tregon arsyen pse u përfshi në politikë: U bëj thirrje ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të ndershëm të bëjnë të njëjtën gjë (VIDEO)

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni i cili është zgjedhur kryetar i PD-së së Rithemelimit në Lezhë, tha në MCN Live se ai u përfshi në politikë pasi “politika përfshiu në çdo moment emrin e tij”. Ai u bëri thirrje ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve dhe njerëzve nga shoqëria civile që të përfshihen në politikë. Sipas tij ka pasur një marrëveshje mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit lidhur me çështjen “Xhaçka”. Ai e konsideroi reformën në drejtësi të vdekur, duke shtuar se situata është më keq nga ç’ishte para reformës.  

Lidhur me përfshirjen e tij në politikë Gjoni thotë:

Pas një shkëputje të gjatë në lidhje me sistemin e drejtësisë, nga viti 2018 isha me një leje, dhe pastaj nga 2018 deri në 2020 nuk isha i përfshirë në vendimmarrje. Nga viti 2020 dhashë dorëheqjen përfundimisht. Tani jemi në 2024 ishte një periudhë kohore ku reflektova mbi mundësinë e përfshirjes në politikë. Futja në politikë erdhi edhe për shkak të politikës që përfshiu në çdo moment emrin tim. PD është në fazë ristrukturimi dhe unë e çmoj të domosdoshme që secili duhet të japë kontributin e vet në mbarëvajtjen e shoqërisë dhe vendit. Unë kam qenë student i dhjetorit, vij nga një familje e djathtë, e persekutuar, njerëzit e mi rezultojnë që nga viti 1953 janë larguar drejt SHBA-së për shkak të persekutimit komunist. Rezultojnë që vetëm 2-3 media që janë të lidhura kokë e këmbë me qeverinë arrijnë të bëjnë pis emrin tim. Secili mund t’i verifikojë të gjithë vendimmarrjet e mia, deri në momentin aktual s’ka asnjë vendim të atakueshëm. Që në 100 ditët e para të qeverisë u atakua emri im. Reforma në drejtësi është e dështuar, sidomos me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit, reforma në drejtësi është e vdekur. Unë jam lindur dhe rritur në Lezhë”.

Ai vë në dukje se gjatë karrierës së tij si gjyqtar nuk ka pasur asnjë kontakt apo takim me Berishën. 

Aktualisht e bëj gjumin shumë të qetë, sepse gjatë gjithë karrierën time në gjyqësor s’ka pasur një moment që të takoj Berishën, apo të kem kontakte me të. Të gjitha bizneset e kanë zanafillën nga një biznes që kam krijuar në vitin 1997-1998, që ka qenë biznesi i duty free. Nga ana e institucioneve të drejtësisë është realizuar verifikimi i të gjithë akuzave. Ngarkesa e çështjeve në sistemin gjyqësor është jashtë çdo parashikimi, kjo është edhe për shkak të menaxhimit të reformës në drejtësi. Prurjet lënë për të dëshiruar. Njerëzit që bënë reformën sot i ke në pozicione kyçe të drejtësisë, kjo është e papranueshme. Nga kontaktet me kolegë dhe ish-kolegë, sistemi është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe do thoja është më keq nga ç’ka qenë, edhe në vendimmarrje, mënyrën si operohet, vonesat. Gjykata Europiane e Strasburgut do japë vendime që do jenë me kosto jashtëzakonisht të lartë për shtetin shqiptar. Për shkak të emergjencës po kërkohet të shkohet në disa standarde që lënë jashtëzakonisht për të dëshiruar”.

Lidhur me situatën në Lezhë dhe mundësinë e përfshirjes në listat për deputetë, Gjoni thotë:

Lezha është në një situatë jo shumë të favorshme. Një pjesë e njerëzve janë larguar dhe kjo është një dramë për gjithë Shqipërinë. Është e prekshme dhe e dukshme. Ke seksione që s’ekzistojnë fare, ke njerëz që pas 11 vitesh të PS janë në depresion të thellë. Në Lezhë baza dhe strukturat e PD po shkojnë drejt bashkimit sepse PD është një. Po punoj me të gjithë grupet e interesit dhe faktorët brenda PD. Situata është problematike, niveli i krimit dhe korrupsionit është në nivelet më të larta. Edhe në lidhje me personazhe politikë të huaj, Shqipërinë e konsiderojnë një demokraci gjysmë hibride, dhe raportet ndërkombëtare ka të njëjtën përqasje. Sot ka një simbozë mes zyrtarëve të lartë të shtetit, krimit dhe korrupsionit. Korrupsioni është në nivelet më të larta. Është e turpshme që lideri i PD Berisha është në arrest shtëpiak. Shpresoj që përqasja në Gjykatën Europiane të të drejtat e Njeriut do të japë zgjidhjen përfundimtare për të drejtat personale dhe politike. PD besoj është e hapur për çdo kontribut, edhe për kontributin e znj. Argita Malltezi. Nuk është ambicia ime personale të jem në listat për deputetë. Kam filluar ta nis karrierën time nga baza. Nëse PD ka nevojë për kontributin tim edhe në funksione të tjera unë jam i hapur. Për mendimin tim vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë jo shumë i qartë dhe dyshohet se ka një marrëveshje mes GJK dhe Parlamentin për zgjidhjen e kësaj çështje (Xhaçka). U bëj thirrje të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të ndershëm që t’i bashkohen lëvizjeve politike në Shqipëri. Është e nevojshme sepse jo të gjithë ata që janë hequr mund të kenë pasur probleme të rënda. Por edhe njerëz nga shoqëria civile, është momenti, PD por edhe opozita në tërësi ka nevojë për njerëz të tillë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy