Përgjimet e Agasit, Haxhiu: Tregon karakter të dobët për të! Nëse i ka, të ndiqet penalisht!

Përgjimet e Agasit, Haxhiu: Tregon karakter të dobët për të! Nëse i ka, të ndiqet penalisht!

Analisti Baton Haxhiu u shpreh për MCN se publikimi i videove dhe audiopërgjimeve që pretendohet se disponon Ergys Agasi varet nga natyra e materialeve dhe nga interesi publik që ato përfaqësojnë. 

Sipas tij, ai e cilësoi faktin që Agasi mund të ketë regjistruar njerëz me pushtet, është tregues i një karakteri të dobët dhe të pandershëm, duke theksuar se një veprim i tillë duhet të hetohet nga SPAK dhe, nëse konfirmohet, duhet të ketë pasoja penale.

Intervista: 

-Ka një informacion zyrtar se Ergys Agasi dispononte filmime dhe audiopërgjime të njerëzve të shumtë me pushtet dhe mandat. Sipas jush duhen publikuar këto? 

Në varësi se çfarë janë ato. Nuk e di çfarë mund të ketë. Ajo gjë ka shkelur parimet e njeriut, prokuroria ka përdorur mesazhet private. Në gjuhën e zakonshme të komunikimit të përditshëm njerëzit kanë të drejtë të përdorin çfarëdolloj fjalori, por kjo është mënyrë e prokurorisë për të fituar besimin te qytetarët. Është e pandershme që mesazhet private të përdoren në publik, por duhet të ketë një ligj që e ndalon vrazhdësinë. 

Përsa i përket Agasit, nëse ai i ka gjërat të regjistruara, tregon një karakter të dobët dhe i ka përdorur ato për gjëra dhe tregon që është i pandershëm dhe këtë duhet ta adresojë SPAK. Nëse ky njeri ka regjistruar gjëra të tilla, duhet të jetë urgjent në burg. 

-Është pranuar dëshmia e Ahmetaj me video. Mund të pranohet edhe dëshmia e z. Agasi po me video mendoni për të sqaruar diçka nga kjo që po ndodh? 

Mesa di unë Agasi është në Shqipëri dhe SPAK duhet ta dijë këtë dhe nëse është këtu dhe e ka të vërtetën e vetë të dëshmojë. Unë nuk besoj se një njeri mund të ketë aq shumë fuqi sa flitet. Nëse është këtu SPAK ta gjejë ku është dhe të ballafaqohet me SPAK. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy