Kurti në Kuvend, zbulon  emrat e organizatorëve të trazirave në Veri  

Kurti në Kuvend, zbulon emrat e organizatorëve të trazirave në Veri  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Beogradin si autor të përshkallëzimit dhe tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës ditët e fundit. Kreu i qeverisë publikoi emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave. Sipas Kurtit rolin e organizatorëve po e luajnë pjesëtarë të formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend. Kurti përmendi të parin Milorad Jevtiç, që sipas tij është një nga drejtuesit e formacionit illegal dhe shtëpia e tij është bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe. Emra të tjerë të përmendur nga Kurti janë Miçko Jevtiç, Rajko Jevtiç, Danilo Josifoviç, Liljana Aksentijeviç e Aleksandër Filipoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy