
Në tetë javët e para pas nisjes së agresionit rus, Gjermania dërgoi armë dhe pajisje me vlerë mbi 190 milionë euro në Kiev.
Berlini i dha dritën jeshile furnizimit me armë në vlerë 120.5 milionë euro dhe lloje të tjera armësh me vlerë 71.4 milionë euro nga data 24 shkurt deri më 19 prill.
Një fakt i tillë u njoftua nga Ministria gjermane e Ekonomisë në përgjigje të një interpelance parlamentare.
Më 24 shkurt, Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak.
Lideri rus deklaroi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës, por çmilitarizimin dhe denazifikimin e zonave.



