Trupi i mumifikuar dhe i ruajtur në mënyrë perfekte i një alpinisti amerikan i cili u zhduk 22 vjet më parë në një majë mali në Peru është gjetur pas shkrirjes së akullit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Kjo është bërë e ditur nga policia e vendit. William Stampfl vdiq në qershor 2002, në moshën 59-vjeçare, pasi një ortek përfshiu ekspeditën e tij në malin Huascaran, një majë mbi 6700 metra.

Asokohe kërkimet rezultuan të kota. Trupi i tij, si rrobat dhe çizmet dhe madje edhe pasaporta e tij, u ruajtën nga të ftohtit dhe së fundmi u gjetën në zinxhirin Cordillera Blanca të Andeve.
Në fillim të qershorit, trupi i pajetë i Tomas Franchini, një alpinist dhe udhërrëfyes malor 35-vjeçar nga Italia, i zhdukur pas rënies nga faqja veri-lindore e Cashan, u gjet në Andet peruane.



