“Beteja” Basha-Berisha, Çela: Humbën të dy (VIDEO)

“Beteja” Basha-Berisha, Çela: Humbën të dy (VIDEO)

Pedagogu Erlis Çela thotë se nga përplasja në selinë e Partisë Demokratike mes protestuesve të thirrur nga ish-lideri i PD Sali Berisha dhe mbështetësve të kreut të PD Sali Basha të dy humbën.

Sipas Çelës, përplasjet e 8 janarit e kanë çuar pas Berishën dhe epërsia e Foltores siç shprehet ai ka marrë goditje.

“Nuk është godina ajo që e bën partinë. Nëse Basha të mos kishte mbyllur asnjë derë dhe Berisha të hynte normalisht ai sërish nuk do ishte kryetar i PD. Zgjidhja më e mirë do të ishte vendimi I gjykatës”, tha Çela.

Pjesë nga biseda:

A mund të ketë një pol të tretë?

Çela: E kam dëgjuar shpesh këtë, pro që të ekzistojë një i tretë duhet të kemi një të dytë dhe ky që është, është në situatë katastrofike. Nuk shikoj forca që të kenë potencialin e PD. Partitë e vogla aleate të PD për shkak edhe të sistemit nuk I shikoj të marrin flamurin e opozitarizmit ndërkohë LSI është në situatë edhe më të vështirë.

Çfarë ka në disfavor?

Çela: Nuk mund të presim që kaq papritur të dalë dikush. Kemi një elektorat pothuajse të ndarë për qeverisje, është një elektorat I konsoliduar I majtë dhe pjesa tjetër e djathtë. Por nuk është e pamundur, por në kontekstin që flasim është e vështirë.

Në betejën Basha-Berisha kush fitoi?

Çela: Besoj u mundën të dy. Kam parë me habi momentin e ditës së shtunë sepse besoj se Berisha ishte në epërsi dhe se kuptoja pse do ti buhej një ngjarje e tillë. Mendoj se dhuna e asaj dite e ka çuar pas. Ata që besojnë tek Berisha nuk prisnin dhunim të PD por që Berisha të marrë kreun e PD. Epërsia e Foltores mori një goditje. Nuk është godina ajo që e bën partinë. Nëse Basha të mos kishte mbyllur asnjë derë dhe Berisha të hynte normalisht ai sërish nuk do ishte kryetar i PD. Zgjidhja më e mirë do të ishte vendimi i gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy