
Një person mbeti i vdekur të shtunën,në një zjarr që përfshiu katin e 50-të të kullës Trump, në Manhatan. Askush nga familja Trump, nuk ndodhej në ndërtesë në momentin që ra zjarri.
Personi që ndodhi në apartamentin ku ra zjarri, u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ndërroi jetë. Rreth 200 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve.
Katër prej tyre u plagosën, por pa rrezik jete. Rreth 3 orë pasi u njoftua zjarri, Departamenti o Zjarrfikëseve bëri të ditur se situate ishte vënë nën kontroll.
Kulla Trump është ndërtesa ku ka selinë Organizata Trump. Për më tepër, ajo është edhe vendi ku ndodhet rezidenca private e presidentit.



