Mbretëresha Elizabetë ka shtyrë planet për Krishtlindjet për shkak të sëmundjes

Mbretëresha Elizabetë ka shtyrë planet për Krishtlindjet për shkak të sëmundjes

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetë dhe burri i saj Princi Philip, i kanë shtyrë planet e tyre për festat.

Sipas mediave, çifti mbretëror ka anulluar udhëtimin e Krishtlindjeve, për shkak të një ftohje të rëndë.

Ata kishin planifikuar që të udhëtonte drejt Norfolk, atje ku tradicionalisht i kalojnë Krishtlindjet. Njoftimi për anulimin e planit është dhënë nga pallati Mbretëror Buckingham.

“Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë ftohje të rënda, kështu që kanë vendosur që mos të drejt Sandringham sot,” tha zyra mbretërore në një deklaratë të shkurtër për mediat, shkruan ‘Daily Mail’.

Çifti, organizoi mbrëmjen e së martës një darkë në Pallatin Buckingham në Londër, për të afërmit e tyre me afrimin e Krishtlindjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy