Provimi i gjuhës së huaj, publikohet teza në rrjetet sociale (VIDEO)

Provimi i gjuhës së huaj, publikohet teza në rrjetet sociale (VIDEO)

Vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit të parë të maturës, atë të gjuhës së huaj ,në rrjetet sociale është bërë publike njëra nga tezat për të cilën po testohen nxënësit në të gjithë vendin.

Gazetarja e MCN Tv, Anxhela Celibashi tha gjatë raportimit të saj:

Si çdo vit dhe këtë vit ka pasur probleme sa i përket sigurisë për mbarëvajtjen e procesit. Ministria e Arsimit ka publikuar disa ndryshime për zhvillimin e provimeve si hapësirat e mëdha ku do të zhvillohet procesi dhe kamerat e instaluara, por duket se disa maturantë i kanë shpëtuar kontrolleve dhe  janë futur me celularë, çka ka bërë të mundur fotografimin e tezave.

Ministria e Arsimit ka deklaruar se janë 30 mijë maturantë që i nënshtrohen provimeve të maturës. Është çdo vit e njëjta shifër që jepet. Jepet  një numër i përafërt dhe jo konkret.

Përveç ndryshimeve si ambientet e mëdha dhe survejimi me kamera janë bërë dhe disa ndryshime të tjera.

1. Një maturant pasi të marrë rezultatin do mund ta animojë dhe të kërkojë rishikim nëse ka pakënaqësi.

2. Personat me aftësi të kufizuara do t’i nënshtrohen një testi të veçantë.

3. Maturantët që kërkojnë të studiojnë për mjekësi duhet t’i nënshtrohen testit të automatizuar për mjekësi veç testeve  të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy