Uragani Ian godet brigjet e Karolinës së Jugut, të paktën 42 të vdekur në Florida

Uragani Ian godet brigjet e Karolinës së Jugut, të paktën 42 të vdekur në Florida

Pas shkatërrimit dhe 42 viktimave që la në Florida, uragani IAN ka goditur Karolinën e Jugut.

Në bregdetin e Karolinës së Jugut, Ian dëmtoi katër kalata dhe dërgoi rrëke uji që vërshonin në lagje, duke përfshirë qytetin e njohur bregdetar të Myrtle Beach.

Gati 200,000 shtëpi dhe biznese në Karolinën e Jugut ishin pa energji deri të premten në mbrëmje.

Presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë të qartë se do të duhen muaj, vite për të rindërtuar atë që shkatërroi uragani. 

Shifrat e përditësuara flasin për dy milionë njerëz që gjenden ende pa energji elektrike dhe 40 miliardë dollarë dëme.

Situata më dramatike mbetet në Florida, shumica e viktimave u regjistruan në Charlotte County. 

Në portin e qytetit turistik të Fort Myers , dhjetëra varka të ankoruara u përmbytën dhe u fundosën, ndërsa lidhjet me Pine Island dhe Sanibel Island, dy ishuj përballë qytetit të lidhur me kontinentin me ura, u ndërprenë plotësisht.

 Përmbytjet parashikohet të vazhdojnë në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Floridan, për ditë të tëra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy