Fshati turistik që u bë landfill/ Banorët: Na kanë futur kancerin në gjak!

Fshati turistik që u bë landfill/ Banorët: Na kanë futur kancerin në gjak!

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në fshatin Halil në Fushë-Krujë, që është kthyer në një mal të grumbullimit të plehrave, ku janë vendosur shumë pranë një baseni ujori.

Banorët pretendojnë se pirgu i plehrave, që vijnë nga Kruja, Fushë-Kruja dhe Kamza, ka ndikuar në shtimin e sëmundshmërisë në fshatin me 4 mijë banorë. Njëri prej banorëve thotë se vetëm në 5 vjet në fshat janë numëruar rreth 30 vdekje, që lidhen me ndotjen e ambientit. “Na kanë futur kancerin në gjak!”, shprehen ata.

 

Drupal Ad

 

 

 

Njëri prej banorëve thotë:  

"Ky mali i plehrave këtu ka mbi 10 vjet. Është një fatkeqësi e madhe për banorët e fshatit. Unë do ta quaja krim ndaj njerëzimit. Kush e ushtron këtë veprimtari fiton lekë në kurriz të viktimave të fshatit Halil. Në kohën që është vendosur ne e kemi bërë problem. S’kemi lënë letër, protesta. Ankimimi ynë ka qenë i vazhdueshëm, por kanë heshtur të gjithë. Bashkia thotë se s’kemi ku t’i çojmë. Qëllimi i tyre është që ta shpopullojnë këtë vend. Ne do ikim vetë, ta lëmë fshatin vetëm për plehra. Breza 5-vjecarit numërohen rreth 30 vdekje, që kanë ardhur vetëm nga ndotja e ambientit. Duhet të ketë institucione për ta vërtetuar. Këtu sjellin edhe mbeturinat e thertoreve, edhe mbeturinat e spitaleve. Ne do kërkojmë që mbeturinat të hiqen, ose ne të ikim. T’i vendosësh mbeturinat 30 metra pranë liqenit, është krim. Shpërthimet e fuqishme të guroreve i thanë puset. Plehrat janë 50 metra larg shtëpive. Kemi pasur infarkte, paralizime, sëmundje lëkure”.

Një tjetër banor shprehet:

"Ku do vijë turisti këtu?! Do shohë plehrat. Ka investuar tjetri atje. Kryeministri ka kaluar këtu, besoj se do ta ketë parë edhe ai vet”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy