
Pa një konsensus të brendshëm mbi reformën territoriale Partia Demokratike po synon të gjejë rrugën e bashkimit për zgjedhjet lokale.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi konfirmoi se mes palëve ka një afrim, teksa propozon që mbështetësit e ish-kryetarit Basha të qëndrojnë si fraksion brenda partisë.
Nga ana tjetër, deputetja, Dhurata Çupi e cila është në grupin e Alibeajt u ka bërë thirrje publike deputetëve të PD të bashkohen, madje ajo është pro bashkëpunimit edhe me Partinë e Lirisë apo aleatët.



