Një përkthim i plotë i Biblës nga gjuhët origjinale, në një libër ku do të përfshihen së bashku Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re vjen në shqip për lexuesin shqiptar.
I ftuar në studion e MCN TV, sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, Altin Hysi shpjegoi këtë nismë duke thënë se projekti ka 20 vite që ka nisur dhe risia ka të bëjë me punën që lidhet me përkthimin nga origjinali i Dhiatës së vjetër
“Projekti është i kahershëm, ka 20 vjet që ka nisur dhe risia ka të bëjë me punën që lidhet me përkthimin nga origjinali i Dhjatës së Vjetër, e cila nuk ka qenë përkthyer ndonjëherë prej hebraishtes. Përkthimi nga origjinali është kyç për përkthyesit, pasi kanë marrë direkt nga burimi frazën apo fjalinë”, tha Altin Hysi.



