Varhelyi sot në Tiranë së bashku me vaksinat nga Pfizer/ Takime me Ramën e Bashën

Varhelyi sot në Tiranë së bashku me vaksinat nga Pfizer/ Takime me Ramën e Bashën

Përpara samitit të qershorit, ku liderët e Bashkimit Europian do të marrin një vendim mbi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar nga Shkupi se ka ardhur momenti që Shqipërisë t’i jepet drita jeshile, edhe nëse kjo nuk ndodh për Shkupin.

 “Na duhet ende shumë punë, nuk kemi arritur aty ku duhet për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu është kusht miratimi i të gjitha shteteve anëtare, që do të thotë se na duhet patjetër të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë. Sa i takon ndarjes së dy shteteve, ky proces bazohet në meritë dhe nëse i referohemi Shqipërisë, ata i kanë plotësuar të gjitha kushtet prandaj nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, ka ardhur momenti që ta konsiderojmë këtë zgjidhje. Megjithatë ne po punojmë fort që ta bëjmë të ndodhë për të dyja vendet.”

 Ndërkohë komisioneri Varhelyi sot do të vizitojë Tiranën dhe Prishtinën, për të dorëzuar kontigjentin e vaksinave të premtuara si pjesë e fondit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Gjatë vizitës në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, zyrtari i lartë nënvizoi se unioni është i interesuar për rajonin dhe ka garantuar mbështetjen e nevojshme edhe gjatë krizës së pandemisë.

Komisioneri evropian do të takohet sot me Kreyministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë në orën 10:00.

Në fund të fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, orari për të cilin nuk është përcaktuar ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy