Andoni: Mogherini e ka të pamundur që të bëjë lëvizje të tjera. Së shpejti edhe media në Shqipëri do e godasë Brukselin

Andoni: Mogherini e ka të pamundur që të bëjë lëvizje të tjera. Së shpejti edhe media në Shqipëri do e godasë Brukselin

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Federica Mogherini e ka të pamundur që të bëjë lëvizje të tjera dhe se bllokimet për të do të vijnë hap pas hapi.

 

Po të kishte ndonjë lloj sondazhi nëpër Shqipëri do të kishte humbje besimi shumë të madh këto ditë tek BE, sepse ne jemi një vend i cili jemi në kuota mbi 90% për integrimin në BE. 

 

Edhe nga kjo masë mëson diçka. Zëdhënësja e BE tha që për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë nuk flasin.

 

Ka një cak momenti kur arrestohet një zyrtar i lartë. Nuk do të ketë atë status siç e ka pasur, bllokimet e saj vijnë hap pas hapi. Ka standard tjetër në Bruksel për ikjen ose arratisjen, ndryshe nga vendi ynë. Nga vendi ynë mund të ikësh në vende të treta apo dhe Perëndim, por për shkak të gradës shumë të lartë që ka, dhe ofiqeve që ka pasur Mogherini ky faktor është i anashkaluar. Do e ketë krejt të pamundur të bëjë lëvizje të tjera. 

 

Sipas Andonit, së shpejti edhe media në Shqipëri do të fillojë ta godasë Brukselin. 

 

Në vende si Shqipëria jo aq shumë, por ka bërë diçka. Një pjesë që janë tek zona gri dhe e duan integrimin kanë filluar të shohin që Brukseli është një lloj sferë qelqi në dukje, por me shumë problematika të brendshme. Edhe media jonë do të fillojë ta godasë Brukselin. Kur të fillojnë problematikat politike me Brukselin ka për të rënë vrulli i parë që jemi të gjithë proeuropian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy