“Prokurorja e hekurt”, KPA vendos sot pranimin ose jo të provave të kërkuara nga Imeraj

“Prokurorja e hekurt”, KPA vendos sot pranimin ose jo të provave të kërkuara nga Imeraj

Në pritje të zhvillimit të seancës për prokuroren Elizabeta Imeraj, sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit mendohet të konkludojë me pranimin ose jo të provave të kërkuara nga prokurorja.

Burime për MCN Tv, thanë se në seancat e mëparshme gjyqësore drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, ka parashtruar pretendimet e saj, duke argumentuar dhe parregullsi në lidhje me procesin e apelimit.

Elizabeta Imeraj njihet si "prokurorja e hekurt" e cila ka hetuar çështje të mëdha dhe është përballur me politikën, por edhe krimin e organizuar. Ajo njihet si prokurorja që arrestoi 9 persona për terrorizëm.

Gjatë seancave në KPA prokurorja është shprehur:

Unë vij këtu me një vendim konfirmimi në detyrë, por për hir të transparencës, si dhe besimit tek publiku i kërkoj kësaj trupe hetim të detajuar për çdo pretendim të ngritur.

Nga ana tjetër prokurorja Elizabeta Imeraj bëri të ditur se në procesin e saj të rivlerësimit është përdorur një akt i falsifikuar që ka shërbyer si shkak ankimimi.

Nga ana tjetër vetë prokurorja tregon se përveç kërkimeve institucionale ka kërkuar hetime në prokurori për të evidentuar çdo akuze te ngritur.

KPA po shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik, pasi shkalla e parë e vetingut e konfirmoi Imeraj në detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy