Posta Shqiptare synon të lehtësojë më tej procedurat e tërheqjes së pakove apo porosive online të qytetarëve. Kjo do të arrihet me vendosjen e disa pajisjeve në formë bankomati, ku qytetari tërheq pakon e tij me anë të një kodi, pa qënë nevoja e pranisë fizike të punonjësit të postës.



