Një kazino në qytetin e Korçës është bërë pre e grabitësve me maska orët e para të kësaj të marte. Sipas policisë nën kërcënimin e armës dy persona kanë marrë xhiron ditore të kazinosë dhe janë larguar. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar autorët.



