Konflikti Izrael-Iran, Xharo: Nuk mund të ketë fitues, fqinjët do të nxisin dialogun

Konflikti Izrael-Iran, Xharo: Nuk mund të ketë fitues, fqinjët do të nxisin dialogun

Kristaq Xharo, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, analizoi në studion e MCN Informacion efektet e konfliktit Izrael-Iran në rajon dhe më gjerë. Xharo tha se vendet fqinje janë në një pozicion delikat, për shkak të lidhjeve që kanë me Perëndimin. Sipas tij, ato do të jenë nxitëse të dialogut. Ky konflikt sipas tij nuk do të ketë fitues, por vetëm shkatërrim që do t’I detyrojë palët të shkojnë drejt tryezës së bisedimeve. 

Shumë analistë e krahasojnë çfarë ndodh me ngushticën e Hormuzit me krizës e vitit 1973. Aty kalon mbi 20% e energjisë botërore, prekja e saj do të jetë mbarëbotërore. Nëse do të ndodhë do të sjellë ngritje çmimesh. Nëse ngrihet çmimi i karburanteve, ka efekte zinxhir edhe kalohet në krizë ekonomike. Irani konsiderohet si një fuqi rajonale. Pika delikate është se është vetëm 60 km kjo ngushticë. Do të preken interesat e mbarë botës dhe presioni do të jetë i madh. Nuk preken vetëm SHBA, por të gjitha vendet e botës dhe presioni do të jetë për të shkuar drejt bisedimeve. 

Është fakt që Irani në këtë rajon konsiderohet ndër vendet më të fuqishme. Lidhja që një pjesë e vendeve të rajonit kanë me Perëndimin, i vendos ata në një pozitë më të vështirë. Ata e njohin fuqinë e Iranit dhe ndodhet në një pozicion delikat. Janë të prirur t’i çojnë vendet drejt dialogut. Ata njohin pasojat që do të kishte zgjerimi i konfliktit. Në këto kushte u intereson jo të mbajnë anë. 

Nuk mendohet që do të ketë fitues nga kjo luftë. Mendohet kush do të shkatërrohet më tepër dhe kush do të detyrohet më shpejt për të shkuar drejt bisedimeve. 

Nuk mendoj që Shqipëri do të përshihet, për shumë arsye. Elementi muxhahedin mund të kishte ndikim në një situatë tjetër. Nuk do t’i interesonte asnjëherë Iranit të hapte një front të dytë. Të godasësh NATO-n është si të pranosh se je drejt fundit tënd. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy