“Xhadat”/ Mësuesja denoncon emërimin e koleges:  Vendi i punës dhuratë nga bashkëshorti për kontributin në fushatë (VIDEO)

“Xhadat”/ Mësuesja denoncon emërimin e koleges: Vendi i punës dhuratë nga bashkëshorti për kontributin në fushatë (VIDEO)

Mësuesja Merita Demiri ka denoncuar në emisionin ‘’Xhadat’’ emërimin në shkelje të ligjit të mësuese Ertygela Fishtës, në shkollën 9- vjeçare ‘’Shefqet Tançi’’ në Bulqizë. Ajo akuzon drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore Bulqizë, zotin Fatos Muha dhe drejtorin e shkollës 9 -vjeçare ‘’Shefqet Tançi’’ se kanë favorizuar emërimin e koleges së saj.

Merita Demiri donte të konkurronte për atë vend pune, por vendi vakant nuk u shpall kurrë dhe kjo sipas saj u bë qëllimisht, pasi emërimi i mësueses tjetër ishte paracaktuar.
Denoncuesja më herët i ishte drejtuar edhe Ministrisë së Arsimit për këtë problem, dhe në përgjigje thuhej se emërimi i Ertygela Fishtës si mësuese në shkollën ‘’Shefqet Tançi’’ nuk ishte bërë në përputhje me ligjin. Edhe pas konstatimit të shkeljes nga Ministria, nuk ishte marrë

asnjë masë. Shkelësit e ligjit dhe mësuesja vazhdonin qetësisht punën. Kjo deri në momentin kur në derë ju trokitën “ Xhadat”. 

Drejtori i ZVA Bulqizë Fatos Muha nuk dha përgjigje konkrete nëse është shpallur vakant apo jo ky pozicion pune. Edhe pse gazetari i “Xhadave”  këmbënguli për përgjigje, ai doli nga institucioni duke shëtitur nëpër qytet teksa gazetari e pyeste, dhe kërkonte pareshtur kërkesë me shkrim për dhënie informacioni. 

Mësuese Ertygela Fishta u përpoq gjithashtu të mos jepte asnjë sqarim se si e kishte përfituar atë vend pune. Cila ishte procedura të cilës i ishte nënshtruar përpara emërimit. Në ballafaqimin mes dy mësueseve, denoncuesja e akuzoi mësuese Ertygelën se vendin e punës e kishte dhuratë nga burri i saj i cili ishte angazhuar në fushatën e fundit zgjedhore në Bulqizë. Argumenti i vetëm që mësuesja kishte për emërimin në atë vend pune, ishte se kishte tre fëmijë të vegjël.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy