Skandali me trukimet, nisin hetimet për menaxherin Çaushi që i kërkoi lojtarit të Partizanit tolerimin e ndeshjes

Skandali me trukimet, nisin hetimet për menaxherin Çaushi që i kërkoi lojtarit të Partizanit tolerimin e ndeshjes

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Drino Çaushin, menaxherin e futbollistëve që ishte në qendër të një videoskandali të shfaqur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku ai i kërkoi Emiljano Vilës të tolerojë në sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.

Policia e Tiranës tashmë ka dorëzuar në zyrat e Prokurorisë, materialin kallëzues ndaj 44-vjeçarit, i cili ka vepruar në kundërshtim me nenin 197 të Kodit Penal.

Sipas këtij neni, kryerja e veprimeve ose mosveprimeve pe paracaktimin e një rezultati në garat sportive kombëtare apo ndërkombëtare në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobe ose deri në 2 vjet burg.

Nëse kjo vepër kryhet  për qëllime përfitimi financiar atëherë dënimi është 2-7 vjet burg dhe gjobë nga 2 milionë në 10 milionë lekë, raporton "T.CH".

Ndërhyrja e autoriteteve hetimore në lidhje me këtë çështje u bë menjëherë pas reagimeve të klubit të Partizanit, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kukësit, të cilët kërkuan që të bëhen hetimet për zbardhjen e menjëhershme të kësaj çështjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy