
Kosova ka regjistruar 259 raste të reja me covid nga 1531 testime të kryera në 24 orët e fundit.
7 persona mësohet të kenë humbur jetës si pasojë e infektimit me koronavirus.
Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 53 mijë raste pozitive me COVID-19, 1375 pacientë kanë vdekur, mbi 45 mijë janë shëruar, ndërsa mbi 6 535 raste mbeten ende aktive.



