
Gazetari Fahri Balliu ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nga ku komentoi situatën politike brenda PD. Sipas Balliut shumë kolegë të tij kanë pasur pikëpyetje që ngrihen sot për kreun e PD Lulzim Basha dhe sot e mbështesin, ndërkohë që shtoi se kjo që ai po përjeton nuk është sukses sepse nuk i ka takuar ajo që ka marrë.
“Unë kam ndenjur shumë me Bashën dhe e njoh. Ka pasur momente që e kam dashur dhe vlerësuar për prerjen e tij politike sepse përfaqësonte një student nga Holanda dhe mendonte natyrshëm për një shoqëri. Ishte fryma ajo që na shënjoi dhe robëroi. Në 2005-ën Berisha bëri një zgjedhje spektakolare me Kopin dhe ky qe në atë prurje dhe qe shumë aktiv dhe në ujërat e ndenjura që kishim pasur deri atë herë ky feksi në kuptimin e një vlere. Ka pasur kolegë tanët që që në atë kohë ngrinin këto probleme që ngrihen sot për Bashën, por sot e mbështesin. Mendoj se ai s’është sukses nëse s’të ka takuar ajo që ke marrë. Basha bëi disa lëvizje fatale si dalja nga parlamenti apo braktisja e zgjedhjeve”, tha Balliu.



