Zhabina: Personat që kanë kontrolluar bastet online 4 vitet e fundit mund të lobojnë për licencën (VIDEO)

Zhabina: Personat që kanë kontrolluar bastet online 4 vitet e fundit mund të lobojnë për licencën (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur në MCN Live mbi bastet sportive online tha se shqetësimi është nëse do të heqin dorë apo jo personat që kontrollojnë aktualisht bastet ilegale.

Zhabina tha se me mbylljen e basteve online në 2018, qeveria “i la në duart” e grupeve kriminale ato. Ndërkohë me legjitimitetin e tyre kjo mund të sjellë denoncime që më parë nuk kryeheshin nga personat që dhunoheshin pasi rrezikonin të arrestoheshin vetë.

Sipas Zhabinës personat që kanë kontrolluar bastet këto 4 vite mund të lobojnë për të marrë një nga dhjetë licencat që do të japë qeveria.

“U la në dorën e paligjshmërisë dhe kush ishte i fortë e organizoi. Nga ato që kemi dëgjuar nga ministra e kryeministri, bëhet fjalë për 700 mln euro xhiro nga bastet e paligjshme.

Shqetësim është a do të heqin dorë nga bastet e licencat, personat që aktualisht kontrollojnë bastet ilegale deri më tani. Sigurisht është kontrolluar nga grupe kriminale në Shkodër, Durrës e Elbasan.

Ky është shqetësimi më i madh se a do të heqin dorë nga biznesi këta persona që e kanë ngritur tashmë këtë biznes.

Me mbylljen e basteve qeveria vendosi ta lërë këtë biznes në duart e disa personave që arritën ta kapnin. Në qytetet e tjera herë zgjidhin problemin herë me të mirë e më pas në konflikt.

Janë disa ngjarje të tilla dhe kanë ndodhur në qytetin e Cërrikut, ku një person atje është dhunuar dhe nuk ka denoncuar sepse është i paligjshëm vetë. Kushdo mund të luante, ishte një aktivitet që ishte i pranishëm që e shikonim të gjithë . Se di çfarë ndodhi që qeveria i ktheu sërish, por ka logjikë që duhet ti legjitimonte sepse kishte dhunë që nuk denoncohej prej tyre.

Nëse qeveria nuk do të ndërhynte kjo valvul që zinte do të shpërthente dhe do të kishte ngjarje shumë të rënda kriminale. Se di nëse mund të them që nuk do të ketë luftë për të kapur atë licencën.

Policia në disa raste ka qënë bashkëpunëtore dhe dihet që në Shqipëri policia di çdo gjë dhe në shumicën e rasteve ndodh në dijeninë e tyre.

Me aq sa e njoh policinë ka informacion se çfarë ndodh në territor.

Aplikaconi Sky që është ende në zbërthim do të sjellë të dhëna interesante që do dalin në ditët në vijim.

Paratë këtu janë dhe duke qenë se janë të paligjshme i duan shumë. Personat që i kanë ngritur tashmë këto biznese a do të heqin dorë nga ky biznes që kanë 4 vite e rrisin. Këtu është problemi më i madh, a do të lobojnë tepër të marrë 10 licencat që do të jepen.”, tha Zhabina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy