
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj në MCN Live ka folur lidhur me prodhimin dhe cilësinë e vajit të ullirit. Ai tha se Shqipëria ka rreth 12 mln rrënjë ullinj dhe se në vitin më të mirë kemi bërë 130 mijë ton vaj ulliri. Sipas tij kemi marrë nisma për të rritur cilësinë e vajit të ullirit dhe se kemi fituar 24 mln euro nga eksporti i tij.
Bima ullirit është bimë që një vit prodhon një vit jo, është biologjia e tij. Ne kemi kultivarët tanë autoktonë që i kanë rezistuar kohës dhe kanë këtë ritëm janë përmirësuar disa kultivarë që kanë ardhur nga Spanja, Italia kryesisht që prodhojnë vit për vit, por akoma nuk janë ambientuar me kushtet tona dhe nuk japin të njëjtin sasi si kultivarët tanë. Japin një vaj cilësor por jo një rendiment të përvitshëm.
Sa i përket çmimit, ai është sot kërkesë ofertë, kur kërkesa është më e madhe dhe sasia e vogël çmimi është më i lartë dhe anasjelltas. Ulliri është pasuri kombëtare dhe vazhdon të mbillet, jemi vendi i vetëm që kemi hapësira për ta përmirësuar këtë bimë. Ne prodhojmë 150 ton ullinj me 130 mijë tonë vaj afërsisht.
Më tej ai theksoi se një tjetër rezervë e jona që është e lidhur me shëndetin dhe çmimin është se mundësitë tona për ta blerë vajin e ullirit në zonat ku nuk kultivohet është më e lartë.
Ata që kanë ullinj në shtëpi pothuajse përdorin vaj ulliri gjatë gjithë vitit dhe kjo është shumë e mirë. Cilësia e vajit të ullirit këtu kemi dhe defektin më të madh, por janë marrë disa masa dhe vazhdon të merren masa. Në vitin e parë kemi mundur të bashkojmë sëbashku 4 subjekte dhe tani synojmë të bëjmë 24 subjekte që punojnë për të ndërtuar markën shqiptare të vajit të ullirit. I kemi eksportuar me 3.5 euro sepse nuk kemi markë.
Vaji ekstra të virgjër me certifikatë nuk e kemi dhe për këtë ne kemi fituar nga eksporti vajit të ullirit rreth 24 mln euro nga prodhimi i vitit të kaluar, por nëse do kishim markën tonë fitimi do shkonte 8-9 mln euro. Pra me pak investim ne shkojmë tek kjo vlerë. Pra kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo bimë dhe çfarë kujdesi duhet ti ofrojmë asaj. Shpresojmë që brenda një viti të shkojmë te marka shqiptare.
Rrapaj tha se kemi tri grupime fermerësh ndërsa theksoi se investimet që po bëhen për fermerët janë të papërfillshme. Sipas tij duhet të ngrihen shoqëri bashkëpunimi të modernizuara.
Ne kemi tre grupime fermerësh të parët janë ata pleqtë që kanë tokë dhe pasuri që se punojnë dot, kemi një grupim tjetër që kanë një fuqi punëtore por dhe këta kanë problemet e tyre se janë të pacertifikuar. Kemi dhe grupimin që janë fabrikat që kanë grumbulluesit dhe eksportuesit. Dy grupimet e para kanë problematika që do të vazhdojë për një kohë sepse investimet që bëhen për këto dy grupimet e para janë të papërfillshme madje ka një politikë që thuhet se ato do shkojnë drejt zerimit, dhe për këtë unë jam i shqetësuar që ti çojmë këta persona drejt zerimit se lind pyetja ku do shkojnë.
Problemi është prona e tyre dhe për këto dy grupimet e para, ne kemi menduar që ata të shkojnë të grupi tretë që është ekonomia tregut dhe ti ngenë të ardhurat e këtij produkti në dhjetëra milionë. Por në kushtet që jemi e vetmja zgjidhje është ngritja e disa shoqërive që të ndihmohen dhe sot teknologjia ka avancuar të cilat mund të përdoren dhe nga ata që janë në moshë.
Për këtë kemi bërë një propozim konkret dhe besoj se në ditët në vijim do kemi dhe një takim me ministren e bujqësisë për ta konkretizuar këtë. Pika grumbullimi ka se ka rreth 200 fabrika. Pika të veçanta nuk ka se ajo duhet të shkojë brenda 24 orësh për tu përpunuar se po ndenji më shumë degradon. Për vajin ambalazhi inoksi dhe qelqi janë ruajta e duhur. Duhet koordinimi për ta vjel ullirin që duhet ta bëjë fabrika dhe fermeri dhe për këtë po punojmë.



