Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nga Berati ka vënë theksin në reformimin e organizatave të partisë që drejton, duke e quajtur si pjesën më të rëndësishme të saj. Ai tha se deri në qershor, kur Partia Socialiste kremton 25 vjetorin do të dyfishohet numri i anëtarësisë.
Sipas tij, Organizatat duhet të japin hapësirë reale problemeve të komunitetit që mbulojnë. Rama nuk la pa përmendur edhe faktin se Partia Socialiste ka nevojë për figurën e gruas.



