Artistja britanike riciklon lëngjet trupore për modën (VIDEO)

Artistja britanike riciklon lëngjet trupore për modën (VIDEO)

Nëse përpiqeni që ta bëni modën tuaj më tepër personale nuk ju duhet të mundoheni tepër. Një studente e fushës së modës modës në Londër mund t'ju ndihmojë ta dekoroni veshjen tuaj me pajisje kristali të formuara nga sekrecionet tuaja trupore.

E diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Artit, Alice Potts shfaqi metodat e saj të mrekullueshme të dizajnit me një palë këpucë baleti të stolisura me kristale të formuara nga djersa dhe kristale urine në shfaqjen e përvitshme të modës të kolegjit. Potts, e cila gjithashtu ka eksperimentuar me gjakun, beson se materialet pa erë por që dalin nga trupi, e që asaj i janë dhuruar asaj nga studentët e tjerë, kishin përfitime mjedisore dhe shëndetësore përtej kufizimeve që ka plastika tradicionale ose pambuku.

“Në vend të përdorimit të aksesorëve plastikë për të zbukuruar rrobat ... ne mund të fillojmë të rrisim në rrobat tona këto materiale të reja, që janë edhe më natyrale,” tha ajo për Reuters. Potts shtoi se në të ardhmen koncepti mund ta zhvillojë më tutje konceptin dhe të krijojë një bio-sensor për të zbuluar nivelet e larta të sheqerit në gjak për diabetikët.  

Koleksione të tjera të menduara në sensin mjedisor në spektaklin e Kolegjit Mbretëror në shfaqjen e javës së kaluar përfshinin një gamë rrobash të prodhuara pa qepje të ndonjë tegeli. Në vend të kësaj u përdor një teknikë e re gërshetimi, duke reduktuar mbetjet e modës dhe duke sfiduar mbi-konsumimin. Shfaqja, e titulluar “A Walk Without a Cat”, (Një shëtitje pa mace), shfaqi performanca vallëzimi dhe shfaqje live, në vend të një catwalk dhe u mbajt në 180 Strand, shtëpia e Javës së Modës në Londër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy