Kryeministri Rama ka deklaruar nga Foltorja e Kuvendit se është një fakt botërisht i njohur që PD-ja është financuar nga para ruse dhe se aso kohe qëndrimi i mbajtur nga ish-kryeministri Berisha ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai i sotëm.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Rama tha se paratë në PD asokohe kanë hyrë me dijeninë e një grushti njerëzisht që sot është i ndarë.
PD është financuar me para ruse kjo dihet, është botërisht e njohur. Është fakt, i dalë atë kohë, i mohuar nga ju. Nuk e kam dëgjuar fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte tjetër. Garancia absolute vinte andej nga vinte garancia gjithë ato vite rresh: Mos ma prekni Lulin.
E thoshte ai që sot ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën. Jo vetëm që ato para, financim i paligjshëm i PD, kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta nga një anë, por ka më shumë se aq. Unë do ju sugjerojë të mos nxitoheshit me proklamata që mund t’ju bien prapë ndesh.



