Amerika Latine ndjek një politikë të pavarur dhe do të ketë një rol kyç në politikën botërore.
Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin gjatë Konferencës së parë Parlamentare Ndërkombëtare Rusi- Amerika Latine e cila përfundon sot në Moskë.
“Edhe tani vendet e Amerikës Latine po tregojnë një model të suksesshëm në formimin e një sistemi multipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuar në barazinë, drejtësinë, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe interesat legjitime të secilit”, shtoi Putin duke folur në aktivitetin e organizuar nga shteti.
Nga ana tjetër kryetari i Komitetit të Dumës për Çështjet Ndërkombëtare, Leonid Slutski tha se bashkëpunimi dypalësh do të bëhet një nga lokomotivat në krijimin e një rendi të ri botëror shumëpolar në planet.



