
Mediat në Izreal raportojnë se kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sot kabinetin e sigurisë, ekzaktësisht në orën 19:00, për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Gaza.
Deri më tani kryeministri nuk ka komentuar këtë mbledhje, por të mërkurën ai tha se ‘ishte i vendosur’ për të vazhduar luftimet derisa paqja dhe siguria të rivendosen, pavarësisht presionit nga SHBA.
Zyrtarët e Hamasit u cituan të mërkurën nga CNN të thoshin se armëpushimi mund të ishte “i pashmangshëm, ndoshta brenda 24 orësh”.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tani thonë se shumica e synimeve që ata synonin në Gaza janë goditur, thuhet në faqen ynetnews.com.



