
Pas deklaratës së DASH të bërë ditën e djeshme ka reaguar sot Partia Demokratike, dega Lazarat.
Në deklaratën e saj të shpërndarë për mediat PD kërkon verifikim të gjendjes së rendit në këtë fshat si dhe shprehin zhgënjimin e tyre për këtë deklaratë në vetvete dashakeqe për një zonë si Lazarati.
Dje në mesditë ne si grup seksioni i partisë demokratike të fshatit Lazarat dëgjuam deklaratën e departamentit amerikan të shtetit mbi gjendjen e covid 19 në Shqipëri po ashtu edhe gjendja e krimit në vend. Të zhgënjyer dëgjuam që departamenti i shtetit këshillon qytetarët amerikan që të mos kalojnë në Lazarat dhe në rrethinat e tij.
Nuk kuptojmë se ku i ka marrë këto të dhëna departamenti i shtetit. Ne si degë e partisë demokratike të fshatit Lazarat ftojmë personelin e ambasadës amerikane për një vizitë në fshatin tonë dhe njëkohësisht për të verifikuar gjendjen e rendit në këtë fshat. Ne ju mirëpresim. Dhe mbas kësaj kërkojmë një deklaratë tjetër nga ana e ambasadës për gjendjen reale në këtë fshat.



