Presidenti amerikan Donald Trump s’e fshehu zemërimin me Izraelin dhe Iranin lidhur me shkeljen e armëpushimit.
Duke folur për gazetarët nga samiti i NATO-s, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha:
“Ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar për aq kohë dhe aq shumë sa nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë!”
Presidenti amerikan Trump i ka telefonuar Netanjahut dhe i ka kërkuar të mos e sulmojë Iranin, tha një gazetar i Axios në një postim në X, duke cituar një zyrtar izraelit.
Sipas raportimeve, Netanjahu i ka thënë Trumpit se nuk mund ta anulonte sulmin dhe se ai ishte i nevojshëm pasi Irani kishte shkelur armëpushimin, tha gazetari.
Po ashtu raportohet se sulmi pritet të minimizohet ndjeshëm, duke mos goditur një numër të madh objektivash, por vetëm një objektiv.



