Foto / Video / Modelja Izabel Andrenijiç dhe Mateo Kovaçiç pushime në Francë

Foto / Video / Modelja Izabel Andrenijiç dhe Mateo Kovaçiç pushime në Francë

Vetëm pak ditë më parë futbollisti Mateo Kovaçiç, i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorën me modelen bukuroshe kroate Izabel Andrenjiç dhe duke e çuar kështu një hap më tej lidhjen e tyre disavjeçare.

Por së fundmi, futbollisti kroat i madrilenëve dhe bashkëshortja e tij Izabel duket se po e shijojnë muajin e mjaltit.

Raportohet se dyshja po pushon në brigjet franceze.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se video e shkëputur nga një moment relaksi të çiftit, i cili është filmuar duke luajtur me top në anije.

Këtë video e ka publikuar në rrjetet sociale vetë Izabela dhe menjëherë ka vërshuar një lumë komentesh e pëlqimesh.

Nëse Mateo është një sulmues shumë i mirë, duket se nuk ngelet pas as Izabel, e cila rivalizon me të në mbajtjen e topit me kokë, si të ishte një profesioniste e vërtetë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy