Jordani, mbreti ia beson qeverinë një ish-ekonomisti të Bankës Botërore

Jordani, mbreti ia beson qeverinë një ish-ekonomisti të Bankës Botërore

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka firmosur dekretin e formimit të qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga një ish-ekonomist i Bankës Botërore. Qeveria e re do të rishikojë sistemin e shumëdebatuar të taksave pas protestave kundër masave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Abdullah, aleat i SHBA-ve, ka emëruar Omar al-Razzaz, një ekonomist i edukuar në Harvard dhe jashtë elitës politike tradicionale. Ai do të zërë vendin e Hani Mulki, një biznesmen i futur në politikë, i cili shihet si shkaktar i zemërimit që çoi në protesta masive.

Mijëra jordanezë pushtuan rrugët e Ammanit dhe qyteteve të vogla këtë muaj pas rritjes së taksave që ka nisur që në fillim të këtij viti.

Protestuesit kërkuan largimin e qeverisë dhe ndryshimet në ligjin e taksave, që shihet si shkaktar i rritjes së varfërisë dhe papunësisë.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy