Greqi, goditet grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria

Greqi, goditet grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria

Policia greke njoftoi të mërkurën se ka shkatërruar në tjetër grup të trafikut të kanabisit shqiptar.

Në pranga kanë rënë tetë persona, shtatë shqiptarë dhe një grek, të moshës nga 21 deri në 33 vjeç.

Janë identifikuar edhe katër pjesëtarë të tjerë të grupit, që të gjithë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve aktualisht ndodhen në burgjet e Greqisë.

Sipas policisë grupi që nisi aktivitetin të paktën nga prilli i këtij viti,  vepronte në veri të vendit.

Droga e cila vinte nga Shqipëria, ku ndodheshin disa prej pjesëtarëve të grupit, trafikohej në kryesisht në qytetet Kavala dhe Drama.

Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti muajin e kaluar, kur u arrestua një shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 32 kg kanabis.

Me arrestimet e ditës së sotme, policia ka sekuestruar edhe 7.3 kilogramë të tjerë kanabis, një peshore precizioni, një shumë prej 1.550 euro, si dhe 10 telefona celularë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy