Qeveria ka urdhëruar ndëprerjen e punimeve për ndërtimin e impiantit të plehrave në fshatin Verri të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi tha se asnjë vendim nuk do të merret pa miratimin e banorëve. Ministria e Mjedisit, që përfaqësohet nga ministri i LSI-së ishte ajo që propozoi ndërtimin e impiantit atje.



