Aktivisti Donald Dervishi tregoi në “Arnautistan” se u fut në Big Brother vetëm për para pasi ishte i papunë, jo se kishte një vlerësim për formatin.
Kam qenë në Big Brother. Arsyeja që kam qenë ka qenë vetëm për çmimin. Edhe unë kam pasur një opinion të njëjtë si ti për Big Brother-in, që është një humbje kohe, për atë që të sjell ky emision. Është një show televiziv i mirëorganizuar nga disa regjisorë, që e kanë të programuar 100-ditëshin, dhe çdo ditë japin sfida të ndryshme që e bëjnë teleshikuesin të lidhur pas ekranit. Arsyeja e vetme për të cilën kam qenë ishte për para. Isha i papunë. Isha në ushtri dhe kur u shkëputa po shikoja të gjeja rrugë të ndryshme që të ngelesha në Tiranë. Nuk doja të rikthehesha në Therepel”.



