Irak, turma njerëzish kundër SHBA-së vërshojnë në rrugë

Irak, turma njerëzish kundër SHBA-së vërshojnë në rrugë

Qindra mijëra irakienë, ndjekës të milicive proiraniane, vërshuan rrugëve të Bagdadit për të kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku dhe mbylljen e bazave ushtarake amerikane në vend. Pamjet e transmetuara nga TV Irak tregojnë një lumë njerëzish që lëviz si në një procesion në kryeqytet, duke iu përgjigjur thirrjeve të liderit shiit Moqtada Sadr, i cili udhëheq grupin kryesor politik në parlament, dhe të udhëheqësve të milicive të armatosura proiraniane. Thirrjet për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku janë intensifikuar që nga vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në sulmin ajror amerikan në Bagdad më 3 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy