“Rritje e qirave deri në 30 për qind”, Qose tregon çmimet nga ish-Blloku në “Astir”: Ja zonat që do marrin zhvillim (VIDEO)

“Rritje e qirave deri në 30 për qind”, Qose tregon çmimet nga ish-Blloku në “Astir”: Ja zonat që do marrin zhvillim (VIDEO)

Hodinela Qose, broker e Future Home Park foli në MCN Live mbi tregun imobiliar në Shqipëri, e kryesisht në Tiranë, ku qiratë janë rritur me 20-25 për qind dhe sipas saj pritet të shkojnë deri në 30 për qind. Qose vë në dukje se diferencën te çmimi e luan lokacioni dhe qasja me qendrën. Qose thotë se qiratë shkojnë mesatarisht mbi 800 eruro në zonën e ish-Bllokut, ndërsa në periferi si Astir dhe Fresk gjen qira 300-350 euro. Qose tha se nuk pritet të ketë një rënie të çmimeve të apartamenteve, të paktën edhe këtë vit, ndërsa parashikon se zhvillim në të ardhmen pritet të marrë Vlora. 

Patjetër që kemi një rritje të qirave dhe të banesave. Efekti i rritjes së qirave me 20 për qind, mund të vazhdojë edhe në 25 për qind. Kompanitë e huaja e shohin si një treg të ri. Është një trend i ri për Shqipërinë AirBnb, që ka pasur goxha sukses. Është llogaritur një shifër 4,4 milionë euro e future brenda vetëm nga AirBnb.
Real estate ka një gjë, vetëm një është ajo që diferencon çmimin, top lokacioni. Kemi një diferencim goxha të madh tani në Tiranë. Nëse më parë kishim 3 top lokacione, sot nuk kemi më 3 top lokacione, po zhvillohen ndërtesa të reja me koncept rezidencash. Tashmë janë të gjithë të pozicionuar në këto rezidenca, kjo është një faktor për çmimin. Kanë një rritje të çmimin, pasi fakti që kanë çdo gjë brenda rezidencës. Ka rezidenca që mund t’i konsiderojmë luks, ka edhe rezidenca të përballueshme. 

Në lidhje me qiratë, nëse i marrim me zona specifike, pyetjet kryesore të klientëve janë sa afër qendrës jam, aksesi, ana urbanistike vendos çdo gjë. Zona e liqenit është bërë mjaftueshëm e kërkuar, kemi qira nga 600-1200 euro, flasim për apartamente 2 plus 1. Flasim për apartamente luksi, kanë një mobilim shumë të mirë, kushte sanitare shumë të mirë, dhe akses në rrugë. Është vija e parë, e dytë, e tretë, ky çmim s’varion te vija e tretë. Zona e Bllokut po bëhet shumë e vështirë për të marrë qira, pasi kërkohet masivisht me AirBnb.

Për AirBnb ka apartamente me 45 euro, nëse në sezon 60-65 euro, ndërsa për qira do flasim për një vlerë 800 euro plus. Në Fresk arrin të gjesh edhe apartamente shumë mirë të mobiluara për 300-350 euro. Kjo është një zonë mjaftueshëm e ekuilibruar në çmime. Mund të bësh jetesë të mirë, ke kushte të mira, akses. Zonë e prekshme është po ashtu Porcelani, Astiri. Astiri është pak më i shtrenjtë se Fresku, sepse në Astir je shumë afër Unazës, eviton goxha pjesë trafiku dhe ngarkese. Jemi 20-25 për qind rritje e qirave, ndoshta mund të shkojmë edhe 30 për qind. Kemi rritje por edhe standard, e komoditete. Nëse në një apartament të ri qiraja mund të shkojë 600 euro, në një pallat të vjetër do ta gjejmë 400-450 euro. 

Në njësitë tregtare mund të shkojë metri katror në 10-15 mijë euro metri/katror. Ka edhe apartamente që janë 800 euro në gropë, në zona si Astiri. Astirin e quaj qytet më vete. Një zonë që po merr rritje është Fusha e Aviacionit që ka çmime 1200-1300 deri në 1500. Zona në zhvillim që do konvertohet në New Tirana, është zona e Bulevardit, që do shndërrohet në një vijë të drejtë me kulla shumëkatshe, dhe trendi do jetë me 2000-3000 euro”. 

E pyetur a do të bien çmimet në Tiranë, ajo thotë:

Për sa kohë leje ndërtimi janë dhënë mjaftueshëm edhe këtë vit, nuk mendoj se do kemi rënie të çmimeve. Nëse do ketë një goditje ekonomike globale, atëherë do prekemi edhe ne, por rritja është bërë trend edhe jashtë”.

Qosa tha se Vlora do të marrë një zhvillim shumë më të madh në të ardhmen. Ajo shtoi se hapja e aeroportit në Vlorë do të zhvillojë edhe Sarandën.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy