Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, ndërsa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Në një reagim të saj thuhet është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament dhe se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.
Po ashtu edhe BE-ja ka mirëpritur këtë marrëveshje.
Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.



