Ekspertja e shkencave politike Arsejda Gjyli për daljen e videove seksuale të zyrtarëve të lartë në Malin e Zi, thotë se për sa kohë mbahen poste publike, ngjarje të tilla rëndojnë.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ajo deklaroi se një qeveri mund të rrëzohet shumë lehtë me skandale seksuale, se sa me korrupsion, sidomos në Ballkan.
Ajo deklaroi se personi i përfshirë në video ka qenë drejtor i agjencisë së sigurimit kombëtar dhe këtu bëhet fjalë për krim shtetëror dhe se Presidenti i Republikës kishte dijeni për këtë ngjarje.
Gjykoj se ka prapaskenë mbrapa, duke qenë se qeverisja aktuale, duke qenë se partia qeverisëse është pro europiane, ka qenë shtet model për orientimin drejt BE. Ky skandal vë në pikëpyetje qasjen dhe reformat drejt BE. Nëse ne e kemi seksualizuar gjatë gjithë kohës imazhin e femrës dhe duam ta institucionalizojmë në mënyra të ndryshme, sepse zonja ka bërë një fushatë në Malin e Zi, për ta trajtuar si cenim të të drejtave të grave. Një çështje që shkon në prokurori nëpërmjet shantazhit dhe daljes së materialit intim.
Këtë çështje nuk duhet ta shohim si feministë, por nuk duhet ta seksualizojmë rolin e femrës në politikë dhe në pozicione publike. Nuk mund të themi se është ok që një grua ta përdorë trupin e vetë për një ngritje në një detyrë apo një tjetër. Për këta zyrtarë gabimi në këtë moment, është se momentin që kanë kryer këtë akt jomoral kanë qenë në detyrë. Një qeveri mund të rrëzohet shumë lehtë me skandale seksuale, se sa me korrupsion, sidomos në Ballkan.
Çështja është reduktuar në dy akuza, se zonjës i është bërë shantazh në një vit rresht dhe në nxjerrjen e materialit intim. Zotëria në fjalë ka qenë drejtor i agjencisë së sigurimit kombëtar dhe këtu bëhet fjalë për krim shtetëror. Zonja akuzonte se Presidenti i Republikës kishte dijeni për këtë ngjarje. Presidenti është bërë palë me këshilltarin e tij që të mos i dilte video.



