Një aksident me pasoja fatale për jetën është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër dhe më konkretisht në fshatin Hot i Ri.
Një person rreth të tridhjetave ka mbetur i vdekur pas aksidentit ndërmjet dy makinave, ndërsa mësohet se njëra prej tyre ka qenë e parkuar. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur konkretisht në rrugën që lidh Shkodrën me Postribën.
Makinat e përfshira në aksident kanë qenë njëra tip ‘Benz’ dhe tjetra tip ‘Volksëagen’, ndërsa personi rreth të tridhjetave ka mbetur i vedekur në vend, pasi nuk ka mundur ti rezistojë dot plagëve të marra. Në njoftimin paraprak të policisë thuhet:
“Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volksëagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa identifikuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.”



