Një 30-vjeçare ende e paidentifikuar ka tentuar t’i japë fund jetës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ duke prerë damarët e duarve. Aktualisht ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



