Policia e Shkodrës ka shkatërruar një grup që shfrytëzonte prostitucionin.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se pas hekurave përfunduan Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, dhe “Mbajtjes se ambienteve për prostitucion” si dhe Halil Bajraktari, 56 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimit të prostitucionit”.
Sipas policisë 67-vjeçarja kishte kthyer banesën e saj në një bazë prostitucioni, ndërsa aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në lagjen “Mar Lula”.
Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit” “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion“ “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit” të parashikuara nga nenet 114, 115, 113, 113/2 të Kodit Penal.



