KQZ i heq mandatin, Bejko: Beleri nuk e ka marrë asnjëherë juridikisht, ka të drejtën e ankimimit

KQZ i heq mandatin, Bejko: Beleri nuk e ka marrë asnjëherë juridikisht, ka të drejtën e ankimimit

Ish-prokurori Bledar Bejko i ftuar në emisionin ‘Factcheck’ në MCN TV ka komentuar vendimin e KQZ që i heq mandatin Belerit për të cilin u shpreh se ai nuk e ka marrë asnjëherë juridikisht atë.

Ai tha se KQZ ka marrë vendim për heqjen e mandatit, por nuk është një vendim i prerë, ndërsa Beleri ka të drejtën e tij për ta ankimuar.

Sipas tij, referuar videos ku Beleri shfaqet në një lokal dhe shihen ato veprime, duhet bërë një vlerësim i kujdesshëm sepse aty nuk duket qartë nëse ka marrë apo ka dhënë.

Drupal Ad

 

 

 

 

Kjo është një situatë komplekse sepse jemi të përfshirë në një sërë ligjesh. Përsa i përket mandatit të Belerit referuar dhe ligjit të të zgjedhurit vendor, në fakt ai është një mandat që nuk është marrë prej tij realisht sepse ligji ka një kërkesë që kërkon betimin, një akt formal që në vetvete është i parëndësishëm, por që është një akt që sjell pavlefshmëri absolute ndërsa është dhe ligji që i zgjedhuri duhet të qëndrojë në atë vend për të paktën 3 muaj dhe ai nuk ka qëndruar aty. KQZ ka marrë një vendim për heqjen e mandatit ndërkohë që ky person nuk e ka pasur juridikisht asnjëherë mandatin sepse nuk e ka ushtruar asnjëherë dhe vendimi nuk është i formës së prerë dhe mund dhe të ankimohet. 

Në rastin konkret nuk ka asnjë pengesë që të nisësh një procedim vetë, por edhe kur ti konstaton moskopetencën sepse është dyshuar për korrupsion zgjedhor dhe është detyrë e prokurorit qe ti vlerësojë indicet me provat e tjera.  Çdo kandidat i ka me vetë shumat e parave, tollonat e naftës në kohë zgjedhjesh por me rëndësi është se si i përdor ti ato dhe për këtë duhet të bëhet vlerësimi.

Në fakt gjithnjë duke iu referuar videos ku Beleri shfaqet në një lokal dhe shihen ato veprime, mendoj se duhet bërë një vlerësim i kujdesshëm sepse aty nuk duket qartë nëse ka marrë apo ka dhënë. Është një situatë që nuk është hasur ndonjëherë dhe siç e thashë ne jemi në situatën që kur KQZ të heq mandatin ai ka të drejtën e ankimimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy