Abazi: Në mbledhjen e radhës të qeverive të shpallet data e bashkëpunimit energjetik Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

Abazi: Në mbledhjen e radhës të qeverive të shpallet data e bashkëpunimit energjetik Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

Kriza globale dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike, shtron nevojën për bashkimin energjetik Kosovë-Shqipëri për të arritur një treg funksional dhe likuid. Ky ishte konkluzioni i punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri - Sfidat dhe Mundësitë“, i prezantuar sot nga Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore. Në studion e lajmeve të MCN TV, me anë të një lidhjeje Skype,  Abazi tha se një strategji e tillë do të ishte në interes të të dy vendeve.

Bashkim energjetik do të thotë bashkëpunim në transmetimin e energjisë. OST dhe KOST të krijojnë një planifikim të përbashkët të rrjetit dhe politikave. Ne kemi kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të ulen dhe të hartojnë një strategji të përbashkët për energjinë.

Veçanërisht në planin afatmesëm dhe afatgjatë, do të krijonte më shumë mundësi që burimet e energjisë të ripërtëriheshin.

Ky sistem i përbashkët i energjisë do të lehtësonte tranzicionin e energjisë në të dy anët e kufirit. Do të lehtësonte edhe dekarbonizimin, angazhim që të dy vendet e kanë marrë në Samitin e Sofjes.

Abazi tha se bashkëpunimi energjetik duhet të jetë tema qendrore e mbledhjes së përbashkët të qeverive.

Disa përpjekje janë por po ndodhin në nivel bashkëpunimi teknik. Unë dua t’i përgëzoj të dyja palët. Shpresoj të mos ketë vonesa. Nevojitet vullnet politik dhe përkushtim i qeverisë. Duhet që të mos jenë thjesht mbledhje për foto të bukura. Shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’i kushtohet vëmendje dhe të shpallet një datë e bashkëpunimit energjetik Kosovë-Shqipëri.  

Kjo do t’i faktorizonte të dy vendet në rajon sa i takon energjisë. Unë mendoj që pjesa ku më së shumti na duhen resurse është politika. Ekspertët ne i kemi. Interesi i përgjithshëm është që të bëhet ky bashkim energjetik.

Do të ndihmonte në rastet e krizave, do të përfitonim të gjithë. Interesat e oligarkëve në të dy anët e kufirit janë më pak të rëndësishme se interesi publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy