Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca për çështjen e “Babale”.

Të pranishëm në sallë janë dy avokatët e deputetit Ervin Salianji, Marash Logu dhe Redi Ramaj, ndërsa mungon sërish për të disatën herë deputeti demokrat.
Po ashtu i pranishëm është edhe avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha. Mungon në këtë seancë avokati Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit.
Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kërkesën e ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë.



