Refuzimi që për pak u pagua me jetë/ Arrestohet pas 20 vjetësh kosovari, plagosi kamerieren në Austri

Refuzimi që për pak u pagua me jetë/ Arrestohet pas 20 vjetësh kosovari, plagosi kamerieren në Austri

Pasi nuk ia kishte pranuar dashurinë e shfaqur një kamariereje nga Austria, kosovari Shefki B. ka shtënë mbi të në vitin e largët 1997. Prej atëherë, ai ishte arratisur në Kosovë, por gjatë këti viti është arrestuar.

Gjatë të martës, në gjykatën austriake ka filluar procesi ndaj shqiptarit 45-vjeçar për shkak të vrasjes në tentativë. Shpjegimet e tij për rastin janë konfuze dhe të paqarta, ndërsa ai veten e sheh si pjesërisht të fajshëm.

Një gjë është e sigurt se, në shkurt të vitit 1997, në lokalin „La Donna“ në Vjenë, në mes të tij dhe kamarieres Senada Sch. është shkaktuar një zënkë e zhurmshme. Shefki B. nxjerrë një pistoletë duke shtënë dy herë mbi të. Njëri plumb e godet krahun e saj, ndërsa plumbi tjetër i shkakton një plagë sipërfaqësore në pjesën e barkut.

Më në fund, ai largohet nga lokali duke marrë viktimën me vete në banesën e tij. Viktima ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pasi sulmuesi ishte arratisur nga banesa, ndërsa viktima 29-vjeçare ka arritur të tërhiqet zvarrë deri te fqinjët.

Përmes një veture taksi, kosovari është larguar nga Austria. Njëzet vite të tëra ka arritur të fshihet me sukses në Kosovë, ku është martuar dhe është prind i pesë fëmijëve, shkruan „Heute“, përcjell „Shtegu.com“. Me ndihmën e gjurmëve të ADN-së, kosovari është zbuluar dhe policia ka arritur ta arrestojë gjatë këtij viti.

Sipas deklaratave të të aukuzarit Shefki B., ai këtë vepër e ka kryer për shkak të gjendjes së tij jostabile. Mbi motivin e veprimit, ai ka pohuar se: „Senada ka qenë në lidhje me një tjetër person (Nazim H.), gjë të cilën ia kishte rrëfyer një mikeshë e tij e mirë. Kuzhineres të cilën e ka trajtuar si motër, i kishte thënë: „Po qe se nuk shihemi më, do të të mbaj në kujtime të bukura“.

 Lidhur me armën me të cilën e ka kryer krimin, ai ka dhënë disa deklarata të ndryshme. Fillimisht ai ka pohuar se me të ka dashur të mbrohet nga Nazim H., të cilin e llogariste si rrezik për jetën e tij. Më pas ai ka shpjeguar versionin tjetër se armën e kishte blerë për një mik të vetin, i cili do ta trafikonte atë te një i panjohur.

Nga ana tjetër, Senada Sch. nuk ka mundur të deklarojë shumë nga rasti, pasi ajo tashmë është buzë gjendjes së rëndë psikike. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 21 dhjetor, me ç`rast do të dëgjohen edhe dëshmitarë të tjerë. (Shtegu.com)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy